Politike

COVID-19/ PD e pakënaqur me masat e marra nga Rama: S’ka bërë mjaftueshëm, duhet të kishte dëgjuar Lulizm Bashën

23 Mars 2020, 17:10 Nga DOSJA
COVID-19/ PD e pakënaqur me masat e marra nga Rama: S’ka

TIRANË- Partia Demokratike me anë të nën kryetarit Edmond Spah ka reaguar kudnër Kryeministrit Edi Rama duke thënë se nuk po bën mjaftueshëm për përballimin e situatës së COVID-19 në vend. Në një reagim në mediat sociale Spaho shkruan se sot beteja është për jetë a vdeklje dhe Rama duhe të veprojë pa vonesë.

Po te vepronte Edi Rama qe kur filluan te binin sirenat e alarmit ne Itali dhe Kryetari i Opozitës Lulzim Basha kërkoi marrjen e masave, nuk do kishim një situatë kaotike sot dhe personat e infektuar do ishin nën mbikëqyrje mjekësore sic ligji e kërkon”, shkruan Spaho.

REAGIMI I PLOTË

Po te vepronte në kohë Edi Rama nuk do të kishte njerezit ne cadra sot, apo ne banesa te demtuara, edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga tërmeti. Po te vepronte Edi Rama qe kur filluan te binin sirenat e alarmit ne Itali dhe Kryetari i Opozitës Lulzim Basha kërkoi marrjen e masave, nuk do kishim një situatë kaotike sot dhe personat e infektuar do ishin nën mbikëqyrje mjekësore sic ligji e kërkon. Po te vepronte Edi Rama në kohë do kishim nje numer te konsiderueshem respiratoresh dhe jo ne mes te krizes te hapej me urgjence per 24 ore tenderi. Ende sot nuk e dimë numrin e respiratorëve që kemi në dispozicion.

Por te vepronte në kohë Edi Rama, qe kur i beri thirrje opozita, do i kishte pajisur mjeket me veshje mbrojtese dhe nuk do te rrezikonin shendetin, kur deri tani zyrtarisht kemi 9 mjeke dhe infermiere te infektuar e shume te tjere ne karantine dhe qe presin te bejne testin.  Po te vepronte Edi Rama në kohë, parate do kishin shkuar tashmë nga oligarkët tek qytetarët në nevojë. Akoma sot nuk dihet si do ndahen ato pak para te dedikuara nga Akti Normativ.  Ndërkohë që dihet që mijra familje janë sot në pamundësi për të mbijetuar. Sot beteja eshte per jete a vdekje! Edi Rama duhet te degjoj dhe te veproje pa vonese, per qytetaret jo per opozitën!

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edmond spajo koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama edmond spajo koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll