Politike

Basha ripërsërit thirrjen për qeverinë: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, të mbyllen call center dhe fasonerit

23 Mars 2020, 18:54 Nga DOSJA
Basha ripërsërit thirrjen për qeverinë: Të shpallet

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka ripërsëritur thirrjen për qeverinë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në një reagim në Facebook, Basha shprehet se  duhet të mbyllen të gjithë call center dhe fasoneritë, por dhe ato ndërrmarje që kanë numër të lartë punonjësish. Basha më tej shkruan se të gjithë ata që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe që janë në pamundësi për të punuar, duhet të marrin pagë të mjaftueshme për të garantuar minimumin jetik në shtëpitë e tyre.

REAGIMI I PLOTË

Të dashur bashkëqytetarë,  Është koha që të gjithë së bashku të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo shqiptari!  Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën, me qëllim ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe të efekteve të tij shkatërruese mbi shëndetin tonë e të të dashurve tanë.

I bëj thirrje qeverisë: Të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjjthë territorin e Republikës. Të urdhërojë mbylljen e të gjitha bizneseve me dendësi të madhe punonjësish në ambiente të mbyllura, siç janë fasoneritë, call-centers etj. Të mos vonojë detajimin e paketës së shpallur të ndihmës dhe të bëjë gati një paketë tjetër, sepse e para është e pamjaftueshme.   Të gjithë ata që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe që janë në pamundësi për të punuar, duhet të marrin pagë të mjaftueshme për të garantuar minimumin jetik në shtëpitë e tyre. Të ndërpritet menjëherë çdo shpenzim tjetër dhe çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha paratë e taksapaguesve të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve dhe nevojat akute ekonomike me të cilat po përballen një numër në rritje familjesh.

Të dashur bashkëqytetarë, pas kësaj të keqe na presin ditë më të mira. Me forcën që na ka karakterizuar gjatë gjithë historisë tonë, me besimin në Zot dhe me mbështetjen tek njëri-tjetri, do ta kalojmë këtë të keqe të gjithë së bashku.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjendja e fatkeqesise natyrore koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 gjendja e fatkeqesise natyrore koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll