Politike

Shpallja e fatkeqësisë natyrore, PD: Basha e kishte për të gjithë vendin… (ngatërrojnë qarqet me bashkitë)

23 Mars 2020, 16:23 Nga DOSJA
Shpallja e fatkeqësisë natyrore, PD: Basha e kishte për të

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sot kundër një lajmi të publikuar nga Dosja.al. Në një reagim të shkruar nxitimthi e me gabime, PD shprehet se Dosja.al ka keqinformuar publikun mbi një deklaratë të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili kërkoi shpalljen e fatkeqësisë natyrore. PD saktëson se Basha ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin dhe jo vetëm siç është sot në “3 bashki”. 

Por duket se kjo deklaratë e Partisë demokratike ka pasaktësi dhe po keqinformon publikun, pasi gjendja e fatkeqësisë natyrore është në tre qarqe dhe jo në tre bashki sç pretendohet nga partia opozitare. Konkretisht, Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave deri në 30 mars është gjendja e fatkeqësisë natyrore në qarkun Tiranë, Lezhë dhe Durrës, zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Këto tri qarqe kanë në përbërje të tyre, plot 11 bashki. Jemi të hapur për çdo përgënjeshtrim, do e pasqyrojmë në kohë rekord, siç kemi bërë gjer sot.

REAGIM I PLOTË

Portali Dosja.al ka keqinformuar sot qellimisht opinionin publik per kerkesen e kryetarit te opozites Lulzim Basha mbi shpalljen e gjendjes se fatkeqesise natyrore. Megjithe qartesine e deklarates se lerkesa eshte per ta shpallur gjendjen ne te gjithe territorin e Shqiperise, jo vetem ne 3 bashki, siç eshte sot, Dosja. al refuzoi te saktesonte lajmin e rreme. Lajmet qellimisht te rreme mund te kenaqin perkohesisht porositesit e tyre, por ato nuk ndihmojne opinionin publik per t’u perballur me situaten shqetesuse te krijuar nga perhapja e COVID 19.  PD fton mediat te mos i referohen ketij lajmi te pavertete te Dosja.al dhe i inkurajon te gjithe gazetaret te informojne me vertetesi, pavaresisht veshtiresive me te cilat perballen!

Lajmi për të cilin ka reaguar Partia Demokratike: Lulzim Basha kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore…por qeveria e ka aktivizuar që në dhjetor

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjendja e fatkeqesise natyrore pd kunder dosja al reagimi i pd gjendja e fatkeqesise natyrore pd kunder dosja al reagimi i pd

Sondazh

Poll