Politike

Veliaj jep lajmin e mirë për 10 mijë biznese: Falet taksa e hapësirës publike për marsin dhe prillin. Shtyhen afati për k

23 Mars 2020, 19:18 Nga DOSJA
Veliaj jep lajmin e mirë për 10 mijë biznese: Falet taksa e

TIRANË– Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë, Bashkia nuk do të marrë taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe të prillit. Në një intervistë për TCH, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë për të gjitha ato biznese që operojnë në kryeqytet se taksa e hapësirës publike nuk do të merret, ndërkohë për të lehtësuar sa më shumë ato, çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në Qershor.

“Për çështjen e taksave, më kanë pyetur shumë qytetarë. Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë dhe që përdorin hapësirën publike ne do të falim taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe do t’i paraprijmë edhe prillit. Pra për mars dhe prill, bëhet 0 taksa për bizneset që përdorin hapësirën publike në Tiranë. Ndërkohë që për çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në Qershor. Kështu që askush nuk duhet të ketë ankthin se do të ketë kamatvonesë ose penalizime. Duke e shtyrë për në qershor i japim një hapësirë kujtdo që të bëjmë edhe ne reduktimin e muajve që nuk ka pasur punë”, thekson Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës sqaroi edhe ccështjen e kredive të buta, duke nënvizuar se afati për aplikimet do të shtyhet dhe askush nuk do të privohet.

Për rreth mbi 1 mijë aplikantë që ne kemi për banesat me kredi të butë, ne e kemi shtyrë aplikimin deri në maj. Prapë nuk ka asnjë ngut për një familje të re që kërkon të adresojë strehimin e vet, do të ketë kohë deri në maj që të përfitojë nga skema e Bashkisë. Kështu që nuk ka asnjë arsye që të jenë në ankth apo të paduruar për të kapur orët e punës, që ne në fakt i kemi dedikuar vetëm për emergjencat, nga ora 8 e mëngjesit deri në 13”, deklaroi Veliaj.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi erion veliaj koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll