Aktualitet

Shënohet viktima e katërt me COVID-19 në Shqipëri, humb jetën tek Infektivi 43-vjeçari nga Kavaja

23 Mars 2020, 07:48 Nga DOSJA
Shënohet viktima e katërt me COVID-19 në Shqipëri, humb

Tiranë- Shënohet viktima e katërt me COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se viktima e katërt është një 43-vjeçar nga Kavaja, të cilit i ishte  vendosur frymëmarrje e drejtuar,  por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë. Mësohet se 43-vjeçari nuk vdiq nga obeziteti, po nga një komplikacion në frymëmarrje për shkak të covid-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive. Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. 43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. 43-vjeçari është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Mësohet se edhe 4 persona të së njëjtës familje në Vlorë  janë të  infektuar. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Nga sot dhe në ditët në vijim,  orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll