Aktualitet

Shënohet viktima e tretë nga COVID-19 në Shqipëri, Ministria: Ndërroi jetë pacienti 71-vjeçar, kishte edhe sëmundje të

22 Mars 2020, 21:21 Nga DOSJA
Shënohet viktima e tretë nga COVID-19 në Shqipëri,

TIRANË- Koronavirusi ka marrë dhe një tjetër jetë sot në Shqipëri duke e çuar numrin e viktimave në 3. Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”, një 71-vjeçar i diagnostikuar me COVID-19 dhe kishte pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas njoftimit për mediat bëhet me dije se pacienti i moshuar, vunate nga tumor, kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 71-vjeçar, vuante nga tumori  Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar. 71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension. MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, shkruhet në njoftim.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2020, 16:33

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero kohët e fundit është në shumë e ekrane, ku ka dhënë këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga COVID-19. Shumë qytetarë e sim...