Aktualitet

Floren Hoxha publikon VIDEO-t: Ku janë autoblindet o lartëgjatësi? Shikoni si e thyen shtet-rrethimin kjo makinë

22 Mars 2020, 20:29 Nga DOSJA
Floren Hoxha publikon VIDEO-t: Ku janë autoblindet o

TIRANË- Ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë, Florenc Hoxha ka publikuar sot disa video, që sipas tij janë bërë gjatë orarit të shtet-rrethimit. Sipas Hoxhës, furgoni që shihet në video nuk është për të furnizuar marketet dhe nuk është ndaluar nga Policia. Për më shumë ai ka lënë dhe targën e furgonit që mund të verifikohet nga forcat e rendit nëse ka pasur autorizim apo jo.

Ku jane helikopteret dhe autoblindat qe do ti fusje ne luftim o lartegjatesi per tradhetaret qe do thyenin shtetrethimin ,se jo me larg se 500 metra nga bunkeri ku mban konferenca presioni masat e vena nga ty dhe qe duhet te zbatoheshin nga te gjithe qeytetaret nje nder miqte e tu i shkel me te dyja kembet dhe para hundes se policise(fundja cte beje policia me keta njerez kur ata nxjerrin bllokun e zbatimit te ligjit keta shkeles ja perplasin ne fytyre policeve tel dhe i thote qe i rashe kryeministrit dhe ju degdisa)apo masat qe ke vene nuk i perfshijne kete kategori personash p.sbehet fjale per bar-restorant jo per supermarket dhe furgoni ka targen AA116ZY”, shkruan Hoxha.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florenc hoxha masat kunder covid 19 florenc hoxha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2020, 16:33

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero kohët e fundit është në shumë e ekrane, ku ka dhënë këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga COVID-19. Shumë qytetarë e sim...