Aktualitet

Detaje të frikshme nga Vlora/ 59-vjeçari i prekur me COVID-19 shiste qofte pranë postës, dyshohet se ka infektuar klientët

23 Mars 2020, 06:38 Nga DOSJA
Detaje të frikshme nga Vlora/ 59-vjeçari i prekur me COVID-19 shiste

Vlorë- Detaje të reja kanë dalë për familjen nga Vlora, anëtarët e së cilës janë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se babai 59-vjeçar me iniciale P.  ka shitur qofte afër Postës së qytetit dhe dhe të gjithë personat që mund të kenë blerë aty, dyshohet se janë infektuar. 4 anëtarët e familjes u infektuan nga djali tjetër i familjes,  i cili kishte ardhur nga Bergamo në datën 8 mars në Shqipëri, dhe pasi qëndroni disa ditë më Vlorë,  iku në Gjermani. Të infektuarit nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë. Familja banon pranë Postës Qendrore të qytetit dhe përbëhet nga 5 anëtare, njëri prej tyre ka rezultuar negativ.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 3. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Nga sot dhe në ditët në vijim,  orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2020, 16:33

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero kohët e fundit është në shumë e ekrane, ku ka dhënë këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga COVID-19. Shumë qytetarë e sim...