Aktualitet

Doktori nga SHBA jep lajmin e mirë: Rezultati i testit për COVID-19 mund dalë për 45 minuta, Shqipëria e ka këtë kapacite

22 Mars 2020, 17:38 Nga DOSJA
Doktori nga SHBA jep lajmin e mirë: Rezultati i testit për COVID-19

SHBA- Doktori Arjet Gega që prej vitesh punon në Shtetet e Bashkua si mjek i sëmundjeve infektive në Connecticut në SHBA, bëri një njoftim të rëndësishëm, për sa i përket testimeve për koronavirusin te pacientët e dyshuar. Gega ishte në një lidhje direkt në ABC News dhe  shpreh se Shqipëria ka një kapacitet që të jetë nesh me vendet e tjera për këtë lloj testimi.

Mjeku u shpreh se ekspertët amerikanë të shëndetësisë, kanë aprovuar një lloj testi që do të përdoret për të dyshuarit. Testi që do të aplikohet nxjerr rezultatin e të dyshuarve me COVID-19 brenda 45 minutave, dhe bëhet fjalë për një test të përdorur më parë për testimin e tuberkulozit.

Një një lajm shumë i mirë u njoftua, ekspertët amerikanë por edhe ata europianë, aprovuan një lloj testi që do të aplikohet. Avantazhi i këtij lloj testi është sepse rezultati i testit del brenda 45 minutave. Benefiti tjetër është se shumë spitale këtë lloj testimi, këtë lloj makinerie e kanë tashmë gjendje në depot e tyre sepse është përdorur në testimet e tuberkulozit më përpara, kështuqë mjaftojnë vetëm kitet.

Në dijeninë time edhe në Shqipëri kjo makineri ekziston kështu që kapaciteti për testim mund të zgjerohet shumë shpejt. Me sa kam parë Shqipëria i ka vënë të gjitha vezët në izolimin social ndërkohë që testimi  ka ngelur pak mbrapa”, u shpreh Gega.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjet gega koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 testi per covid 19 arjet gega koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 testi per covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2020, 16:33

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero kohët e fundit është në shumë e ekrane, ku ka dhënë këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga COVID-19. Shumë qytetarë e sim...