Aktualitet

U infektuan nga djali që erdhi nga Italia, 4 anëtarët e një familjeje dyshohen si të prekur nga koronavirusi

22 Mars 2020, 19:53 Nga DOSJA
U infektuan nga djali që erdhi nga Italia, 4 anëtarët e një

VLORË- Edhe Vlora futet në hartën e qyteteve të prekura nga COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në qytetin bregdetar janë shënuar 4 rastet e para me koronavirusi.

Bëhet fjalë për 4 anëtarë të një familjeje, gjyshja 77 vjeçe, një 69 vjeçar, një grua 50 vjeç dhe një djalë 24 vjeç. Dyshohet se 4 anëtarët e familjes janë infektuar nga djali tjetër i familjes i cili kishte ardhur nga Bergamo në datën 8 mars në Shqipëri.

Po ashtu mësohet se tashmë djali është larguar drejt Gjermanisë dhe gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë simptomë. Nëse testi për COVID-19 del pozitiv pëer këta 4 person numri i të prekurve shkon në 93.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë zyrtarisht është 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne vlore masat kunder covid 19 perhapja e koronavirusit koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne vlore masat kunder covid 19 perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2020, 16:33

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero kohët e fundit është në shumë e ekrane, ku ka dhënë këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga COVID-19. Shumë qytetarë e sim...