Aktualitet

Orët e frikës nga COVID-19/ 8 orë kohë për të lëvizur, Policia: 278 këmbësorë të ndëshkuar, 3 lokale morën gjobë,

23 Mars 2020, 07:38 Nga DOSJA
Orët e frikës nga COVID-19/ 8 orë kohë për të

SHQIPËRI- Shtimi i viktimave dhe rasteve të të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka sjellë edhe ashpërsimin e masave për të gjithë qytetarët. Nga dita e sotme e në vijim, qytetarët mund të lëvizin nëpër qytete apo fshatra nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 e mesditës.  Supermaketet, farmacitë dhe furrat e bukës do të jenë të hapura vetëm gjatë këtij orari. Po kështu, edhe administrata shtetërore mund të punojë vetëm në këtë fashë orari. Policia e Shtetit, në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë ka arrestuar 2 persona në Tiranë, ka gjobitur 278 këmbësorë si dhe ka konstatuar tri lokale të hapura në rang vendi që janë gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra.

Rama paralajmëroi për qytetarët e pabindur se do të përdorë gazin lotsjellës, nëse këta të fundit shfaqen në rrugë  jashtë orareve të lejuara. Ndërkohë, në rrugë apo supermarke janë të pranishme forcat e ushtrisë dhe policisë.  Opozita një ditë më parë publikoi një plan masash për situatën. Basha kërkoi që të shpallet “gjendja e fatkeqësisë natyrore’. 

 

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i të infektuarve ka shkuar në 89. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Por burime për Dosja.al bëjnë me dije se edhe 4 persona në Vlorë janë të infektuar. Ndërsa numri i viktima nga shkuar në 5, ku 3 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet levizja e kembesoreve plani i masave per covid-19 levizja e kembesoreve plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll