Aktualitet

104 të infektuar e 4 viktima nga COVID-19, vdes 43-vjeçari nga Kavaja, trajneri i boksit pëson vdekje klinike, mjekët e rikt

23 Mars 2020, 07:12 Nga DOSJA

TIRANË4 të vdekur nga pandemia COVID-19 në vendin tonë. Një prej të infektuarve ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv. Viktima, një 43-vjeçar nga Kavaja, ka vdekur pas një nate të mundimshme nën kujdesin e mjekëve në terapi intesive.  Gjendja e tij shëndetësore është komplikuar për shkak të një problemi me frymëmarrjen të shkaktuar nga koronavirusi, ndërkohë që MSH bën me dije se viktima nuk ka patur probleme të mëparshme shëndetësore. Ndërkohë që, një tjetër rast i raportuar gabimisht si viktimë ditën e sotme, rezulton se është ende në luftë për të shpëtuar jetën. Ai është një 61-vjeçar nga Tirana, i cili ka pësuar vdekje klinike dhe MSH e raportoi gabimisht si të vdekur, ndërkohë që tanimë, mësohet se mjekët kanë arritur t’i shpëtojnë jetën. Pacienti është identifikuar si Skënder Kurti, ish-boksier i skuadrës së Tiranës.

Mbrëmjen e djeshme humbi jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”, një tjetër i infektuar. 71-vjeçari përveç koronavirusit, vuante edhe nga sëmundje të tjera, ndër to edhe tumori. Lidhur me vdekjet e të infektuave ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehu ngushëllimet e saj për familjarët duke shkruar se mjekët bënë më të mirën që mundeshin por nuk ia dolën që t’i shpëtonin. Ndërkohë ministrja ka shfrytëzuar rastin për t’u bërë apel edhe qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërkohë koronavirusi po përhapet në të gjithë Shqipërinë dhe sot Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 104 të infektuar. Harta është zgjeruar me 15 raste të reja në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë e Durrës. Në Vlorë janë infektuar 4 anëtarë të një familje me COVID-19. Ata ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë dhe dyshohet se janë infektuar nga djali i tyre, i cili kishte ardhur pak ditë më parë nga Bergamo e Italisë.

Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Ata duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Nga sot orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(J.V/K.M;F.G//Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2020, 16:33

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero kohët e fundit është në shumë e ekrane, ku ka dhënë këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga COVID-19. Shumë qytetarë e sim...