Aktualitet

Radhë për bukë, edhe në Shkodër qytetarët dynden nëpër furra

21 Mars 2020, 16:31 Nga DOSJA
Radhë për bukë, edhe në Shkodër qytetarët dynden

SHKODËR– Radha për të blerë bukë nuk ka pasur fund në ditët e sotme. Videoja që po shikoni vjen nga qyteti i Shkodrës, ku qytetarët janë të reshtuar përballë një furre buke. Orari i limituar për të blerë bukë i ka bërë që të mos ruajnë distancën dhe të dalin pa marrë masa mbrojtëse.

Pamjet vijnë në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shkoder viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shkoder viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll