Aktualitet

Izolimi për shkak të COVID-19, nga e hëna anulohen të gjitha fluturimet përveç Stambollit

21 Mars 2020, 16:05 Nga DOSJA
Izolimi për shkak të COVID-19, nga e hëna anulohen të gjitha

TIRANË- Nga dita e hënë, Shqipëria ndërpret të gjitha fluturimet me jashtë vendit, duke u izoluar totalisht, me përjashtim të linjës “Air Albania” e cila do të fluturojë në Stamboll. Aeroporti i Tiranës, TIA, në një njoftim zyrtar sqaron se deri në një njoftim të dytë do të jenë të mbyllura të gjitha fluturimet, si dhe shton se transporti i mallrave do të vijojë. Lajmi konfirmohet edhe nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, që bën me dije se nga mesnata e të dielës, do të ndalohen fluturimet ajrore nga dhe për në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Hungari.

NJOFTIMI I PLOTË:

Përditësim 14 Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli. Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.

“Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, tha Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Për veprime të mëtejshme, këshillojmë pasagjerët që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit. Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport.

Këto masa vijnë në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit koronavirusi ne shqiperi shqiperia izolohet aeroporti i rinasit koronavirusi ne shqiperi shqiperia izolohet

Sondazh

Poll