Aktualitet

COVID-19/ Policia me “dorë të hekurt”, ndëshkon me gjobë 190 këmbësorë, u heq patentën 98 shoferëve

21 Mars 2020, 10:43 Nga DOSJA
COVID-19/ Policia me “dorë të hekurt”, ndëshkon me

Tiranë- Policia e Shtetit në 24 orët e fundit u ka hequr patentën 98 shoferëve dhe u ka bllokuar mjetet e tyre,  pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit të vendosur nga shteti,  si masë për mospërhapjen e COVID-19. Policia ka gjobitur me 10.000 lekë gjobë edhe 190 këmbësorë pasi kanë lëvizur nëpër qytete apo fshatra jashtë orareve të lejuara.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Shtetit: Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 98 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, si dhe është arrestuar në Kavajë shtetasi K. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë në oraret kufizuese, 190 shtetas, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë, ndërsa 2 prej tyre, në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 79, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Mes të infektuarve kanë humbur jetën dy persona. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, vetëm në orarin 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave pët covid-19 plani i masave pët covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2020, 09:59

TIRANË- Janë 76 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Dosja.al raportoi në mëngjes rastin e një55-vjeçari të infektuar me COVID-19 nga fshati F...

Aktualitet 21 Mars 2020, 09:48

TIRANË- Policia e Shtetit jep informacionin e përditësuar për ndalimin e qarkullimit për mjetet dhe qytetarët nga ora 13:00 e ditës së sotme, deri në orën ...

Aktualitet 21 Mars 2020, 08:33

TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar avokatin Endrit Demiri pas një operacioni të Komisariatit nr.1 në Tiranë. Në anesën e tij në Tiranë dhe në një shtëp...