Aktualitet

Covid-19/ Bushati publikon foton, pret radhën për të hyrë në supermarket, ish-ministri thirrje qytetarëve: Respektoni rreg

21 Mars 2020, 10:32 Nga DOSJA
Covid-19/ Bushati publikon foton, pret radhën për të hyrë

Tiranë- Qytetarët në të gjithë vendin, që prej mëngjesit të sotëm kanë dalë nga banesat për të blerë ushqime dhe ilaçe, pasi afati i lejuar nga qeveria për të lëvizur është deri në orën 13:00.  Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka publikuar një foto në Facebook, duke pritur radhën në një supermarket në Tiranë. Ai shprehet se  shoqëria shqiptare po tregon shpirtin bashkëpunues në kuadër të masave të marra ndaj koronavirusit. Ai iu ka bërë thirrje shqiptarëve për të respektuar rregullat e vendosua për COVID-19.

“Sot nga radha për në supermarket! Ne si shoqëri po e tregojmë shpirtin bashkëpunues. Qytetarët po dëshmojnë gjithnjë e më tepër seriozitetin me të cilin e kanë marrë virusin duke treguar kujdes e respekt për rregullat e vendosura për përballimin e luftës me armikun e padukshëm! #MbroJetën #RespektoRregullat”,  shprehet ai.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 79, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Mes të infektuarve kanë humbur jetën dy persona. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, vetëm në orarin 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dirmir bushati koronaviusi në shqipëri dirmir bushati koronaviusi në shqipëri

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2020, 09:59

TIRANË- Janë 76 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Dosja.al raportoi në mëngjes rastin e një55-vjeçari të infektuar me COVID-19 nga fshati F...

Aktualitet 21 Mars 2020, 09:48

TIRANË- Policia e Shtetit jep informacionin e përditësuar për ndalimin e qarkullimit për mjetet dhe qytetarët nga ora 13:00 e ditës së sotme, deri në orën ...

Aktualitet 21 Mars 2020, 08:33

TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar avokatin Endrit Demiri pas një operacioni të Komisariatit nr.1 në Tiranë. Në anesën e tij në Tiranë dhe në një shtëp...