Aktualitet

Foto skandaloze nga Tirana, qytetarët dynden nëpër tregjet e kryeqytetit për të blerë ushqime, asnjë masë mbrojtëse

21 Mars 2020, 10:18 Nga DOSJA
Foto skandaloze nga Tirana, qytetarët dynden nëpër tregjet e

Tiranë- Kur e gjithë bota po përjeton momente të tmerrshme për shkak të COVID-19, dhe teksa përsëritet thirrja që qytetarët të rrinë në shtëpi, kjo është pamja që të ofron sot një nga tregjet në kryeqytet. Një numër i madh qytetarët janë dyndur në pazar për të bërë blerjet e tyre pasi do të qëndrojnë në karantinë deri mëngjesin e së hënës, ndërkohë që nuk respektojnë as distancën.

Një qytetar ka denoncuar pranë agjencisë së lajmeve ‘BalkanWeb’ situatën në fjalë, e shenuar ne Kombinat, ndërkohë që sjell dhe imazhet e qarta të asaj se çfarë ndodh në mes të kryeqytetit. Kujtojmë se të shumtë kanë qenë ata qytetarë që nuk i janë bindur thirrjes së autoriteteve për të qëndruar në shtëpi. Sapo vinte fasha e orareve për të lëvizur, qytetarë të shumë dilnin nga shtëpia për të shijuar një shëtitje apo dhe ecje në grup, që në këto kohë është e ndaluar. Duke nisur nga ora 13:00 e ditës së sotme, për të vijuar deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës, vendi do të jetë në shtetrrethim dhe nuk do të lejohet dalja nga shtëpia.

Marrë nga Ballkan web 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2020, 09:59

TIRANË- Janë 76 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Dosja.al raportoi në mëngjes rastin e një55-vjeçari të infektuar me COVID-19 nga fshati F...

Aktualitet 21 Mars 2020, 09:48

TIRANË- Policia e Shtetit jep informacionin e përditësuar për ndalimin e qarkullimit për mjetet dhe qytetarët nga ora 13:00 e ditës së sotme, deri në orën ...

Aktualitet 21 Mars 2020, 08:33

TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar avokatin Endrit Demiri pas një operacioni të Komisariatit nr.1 në Tiranë. Në anesën e tij në Tiranë dhe në një shtëp...