Politike

COVID-19/ PD denoncon: Rama nuk ka asnjë plan për 500 mijë punonjës të sektorit privat, 120 mln euro të buxhetit po ua jep

20 Mars 2020, 13:11 Nga DOSJA
COVID-19/ PD denoncon: Rama nuk ka asnjë plan për 500 mijë

Tiranë- Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka deklaruar se buxheti i shtetit ka para për të përballuar situatën e krijuar, pas përhapjes së koronavirsit, por sipas saj ato po u jepen oligarkëve dhe jo shqiptarëve. Tabaku është shprehur se për këtë vit qeveria do paguajë për koncensionet 120 mln euro dhe se vetëm në dy muajt e fundit janë zhvilluar 50 mln euro tendera. Ish-deputetja denoncon më tej se qeveria nuk ka asnjë plan për 500 mijë punonjësve që punojnë në sektorin privat dhe as për punëdhënsit e tyre.

Deklarata e plotë

Rama thotë që shteti është i varfër për të ndihmuar qytetarët dhe biznesin e vogël në këto ditë të vështira

? Vetëm për këtë vit qeveria do paguajë për koncensionet 120 mln euro (14 mld lek) nga buxheti i shtetit dhe përbën 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019.
? Koncesionet me pagesën më të madhe vetëm për këtë vit do të jenë : koncesioni i Laboratorëve me vlerë 13.6 mln euro, koncesioni i rrugës së Arbrit 21 mln euro, koncesioni i tre inceneratorëve që do t’i kushtojë buxhetit 18 mln euro.
? Plani i djeshëm i qeverisë prek 1.3% të GDP së vendit ndërsa ai i PPP-ve në Shqipëri është sa 12% e GDP-së së vitit 2019.
? Rama i propozon biznesit të vogël të marrë kredi për të mbuluar shpenzimet. Ndërkohë oligarkët e tij marrin 14 mld lek këtë vit nga buxheti i shtetit.
? Kontratat koncesionare për vitin e vështirë financiar 2020 janë rritur me 16% në raport me një vit më parë.
? Buxheti i shtetit ka parà. Kontratat koncesionare të pezulluara mund të rialokohen fare mirë në nevojat dhe domosdoshmëritë për shpenzimet e shtuara spitalore, njerëzit dhe bizneset e vogla në nevojë urgjente për ndihmë nga shteti.
? Vetëm 2 javët e fundit janë zhvilluar 50 mln euro tendera. Vlerë kjo që mund të shkojë direkt për blerjen e tamponëve për testin e COVID 19.
? Qeveria mund të ndhmojë bizesin e vogël duke e shpëtuar nga taksat duke i anuluar parapegesën e taksave që është e padobishme në kushtet aktuale kur 100% e bizneseve të vogla dhe të mesme janë mbyllur.
? Qeveria nuk ka asnjë plan për 500 mijë punonjësve që punojnë në sektorin privat dhe as për punëdhënsit e tyre.
? Bizneset e vogla do të marrin 400$ kompensim në total nga qeveria, ndërsa oligarkët marrin 330 mijë euro në ditë.

Një ditë më parë Rama publikoi edhe planin A ekonomik, ku  njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentit nuk i preket e tija. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shtresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku koronavirusi ne shqiperi jorida tabaku koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll