Politike

Edmond Spaho: Taulant Balla s’ka hallin e shqiptarëve, mbush xhepat e shokëve me para dhe sulmon Opozitën

20 Mars 2020, 11:53 Nga DOSJA
Edmond Spaho: Taulant Balla s’ka hallin e shqiptarëve, mbush xhepat e

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka deklaruar se Taulant Blla nuk shikon popullin shqiptar dhe hallet që po kalon ai gjatë periudhës së Covid-19 por sulmon opozitën. Në një status në rrjetet sociale, Spaho shkruan se nëse 52 milionë eurot e tenderave të hapur në kulmin e sakrificës së shqiptarëve, do të ishin llogaritur për të lehtësuar përballjen me krizën, sot nuk do të diskutohej buka e gojës për qindra mijëra shqiptarë. Spaho shton më tej se Balla sulmon Opozitën, në mënyrë që sipas tij, shqiptarët të mos kujtohen se paratë e tyre kanë përfunduar në xhepat e shokëve trafikantë droge të Taulant Ballës.

Taulant Balla nuk ka hallin e shqiptarëve. Prioriteti i tij është sulmi i opozitës me çdo mjet të pistë politik, që shqiptarët të mos kujtohen se paratë e tyre kanë përfunduar në xhepat e shokëve trafikantë droge të Taulant Ballës. Nëse 52 milionë eurot e tenderave të hapur në kulmin e sakrificës së shqiptarëve, do të ishin llogaritur për të lehtësuar përballjen me krizën, sot nuk do të diskutohej buka e gojës për qindra mijëra shqiptarë. Nuk është koha për sulme politike dhe mashtrime. Jepuni qytetarëve fondet e nevojshme për të siguruar bukën e përditshme!”– shkruan Spaho.

Më herët Balla iu është përgjigjur kritikave të Opozitës në lidhje me maskat e skaduara dhe me masat e ndërmarra të qeverisë, duke i quajtu anëtarët e PD-së, “ushtarë të dëshpëruar të së keqes”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond spaho koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 taulant balla viktimat e koronavirusit ne shqiperi edmond spaho koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 taulant balla viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll