Politike

COVID-19/ Meta përshëndet vendimin e Ramës, shpërndan postimin e Olta Xhaçkës, Presidenti: Një falenderim për çdo efekt

20 Mars 2020, 12:23 Nga DOSJA
COVID-19/ Meta përshëndet vendimin e Ramës, shpërndan

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, statusin e  ministres së e Mbrojtjes, Olta Xhaçka,  e cila njoftoi se në çdo supermarket dhe bankë gjatë fashave të orareve të lejuara, do të ketë efektivë të ushtrisë dhe policisë. Meta ka falënderuar efektivët e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit që në këto ditë të vështira janë në krye të detyrës. 

“Mirënjohje të thellë dhe falenderim për çdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! “, shprehet Meta. 

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll