Aktualitet

Babë e bir në Kavajë të infektuar me COVID-19/ Familjarët dhe e gjithë zona në karantinë, deri më tani asnjë nuk ka si

20 Mars 2020, 12:07 Nga DOSJA
Babë e bir në Kavajë të infektuar me COVID-19/

Kavajë- Detaje të reja kanë dalë për dy personat nga qyteti i Kavajës që janë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy të prekurit janë babë e bir, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin Infektiv, ku po marrin mjekim. Të njëjtat burime bëjnë me dije se familjarët e tyre, deri më tani nuk ka shfaqur simptoma, por vijojnë të jenë të vetëizoluar në shtëpitë e tyre. Po kështu, e gjithë zona është në karantinë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll