Aktualitet

Vdes shqiptari i tretë nga koronavirusi, 84-vjeçari jetonte në Indonezi

20 Mars 2020, 11:40 Nga DOSJA
Vdes shqiptari i tretë nga koronavirusi, 84-vjeçari jetonte në

INDONEZI– Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë për shkak të virusit Covid-19, duke e çuar numrin total të viktimave nga vendi ynë, në tre. Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se shqiptari që ka ndërruar jetë është një 84 vjeçar, i cili banonte në Indonezi.

Mësohet se 84-vjeçari ka ndërruar jetë në një spital n Indonezi, ndërkohë që raportohet të ketë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore perveç koronavirusit.

Ndërkohë numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70, mes tyre dy viktima. Gjithashtu janë konfirmuar edhe tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 vdes shqiptari ne indonezi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 vdes shqiptari ne indonezi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll