Aktualitet

“Po na plas shpirti për pak kafe, na u desh ky dreq virusi që të binim sërish në dashuri me këtë vend”/ Rama publikon

20 Mars 2020, 07:32 Nga DOSJA
“Po na plas shpirti për pak kafe, na u desh ky dreq virusi që

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku shfaqen pamje nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe momente nga përditshmëria e shqiptarëve. Por, në video theksohet se shqiptarët, pas përhapjes së COVID-19 nuk duan të ikin nga vendi, por duan që të largohet virusi, të dalin nga shtëpitë, të pinë kafe dhe të shkojnë në punë.  “MIRËMËNGJES, se vërtetë, jemi të çuditshëm ne shqiptarët… I LOE YOU”, shkruan Rama.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Dje u konfirmuan edhe  tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll