Politike

Meta mbështet planin e qeverisë dhe është gati të përgjysmojë rrogën e tij: Të trajtohem si zyrtarët e tjerë

19 Mars 2020, 19:46 Nga DOSJA
Meta mbështet planin e qeverisë dhe është gati të

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet se mbështet planin ekonomik të qeverisë, por kërkon detajimet dhe kategoritë e familjeve në nevojë që përfitojnë dhe bizneset që janë pjesë e planit. Më tej Meta shprehet se ai kërkon që me këtë plan të bëhet transparence dhe është gati që të përgjysmojë rrogën e tij në muajt e luftës, dhe të trajtohet njësoj si deputet, ministrat dhe Kryeministri.

Përshëndes mbështetjen financiare të bërë publike nga Kryeministri. Ftoj Qeverinë të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë. Inkurajoj gjithashtu konsultimin me grupet e interesit për të bërë transparente detajimin e fondeve, për t’u dhënë përgjigje të menjëhershme nevojave emergjente të qytetarëve. Sa i përket trajtimit financiar të Presidentit të Republikës, ai do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik.

Po kështu Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID 19. Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë, duke mundur frikën, me besimin e palëkundur te e ardhmja dhe në Zot”, shkruan Meta.

Rama ka shpallur sot planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentin nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lir meta masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin edi rama lir meta masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2020, 18:06

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin financiar për përballimin e pasojave të covid – 19, në një kohë kur vendi është tërësisht i izoluar. Në ...