Politike

Rama: Kemi plan A, B, C… nëse vazhdon mbi 6 muaj, Zoti na ndihmoftë për planin D, s’dimë ç’do ndodhë pastaj

19 Mars 2020, 18:20 Nga DOSJA
Rama: Kemi plan A, B, C… nëse vazhdon mbi 6 muaj, Zoti na

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se qeveria ka gati disa plane për përballimin e situatës së COVID-19. Kreu i qeverisë tha se nëse virusi nuk largohet për 6 muaj, atëherë shteti nuk do të kishte më asnjë plan dhe Shqipëria do të mbetej në dorë të Zotit.

“Jemi vetëm në këtë luftë, askush që nuk flet shqip, qan shqip dhe mendon shqip nuk na ndihmon. Nuk kemi ku e shtrim dorën. Shumë pyesin veten se çfarë do bëhen me pagat tona këtë muaj, të tjerër thonë për ndihmën ekonomike dhe të tjerë që janë në çadër, por ka dhë të tjerë dhe të moshuar e të vetmuar. Unë do u dëgjoj të gjithëve, e do lundroj në komentet tuaja deri në 3 a 4 të mëngjesit dhe pas dy a tre orëve gjumë them se kur do mbaroj kjo luftë. Plani ynë i financimit të luftës nuk do jetë i vemtë, do ketë një plan A, një plan B dhe një C. Por nëse ky virus nuk ikën dhe për 6 muaj kemi dhe një plan D, por nëse ata që i dinë të gjitha nuk kanë gjetur ilaçin Zoti na ndimftë se nuk e dimë se çfarë do ndodhë“, u shpreh Rama.

Rama ka shpallur sot planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentin nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2020, 18:06

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin financiar për përballimin e pasojave të covid – 19, në një kohë kur vendi është tërësisht i izoluar. Në ...

Politike 19 Mars 2020, 14:44

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sot për përhapjen e COVID-19 në Shqipëri dhe për masat e marra nga qeveria për ngadalësimin e këtij...

Politike 19 Mars 2020, 14:36

TIRANË- Drejtuesja e “Open”, Eni Vasili ka shpjeguar incidentin që ndodhi dje në emision, ku një sms i dërguar nga telefoni i kryetarit të Partisë Demokrat...