Rama: Deputetët dhe ministrat do marrin gjysmën e rrogës, Metës nuk ia prekim, po na ndihmon
19 Mars 2020, 18:24Nga DOSJA
TIRANË– Kryeminisri Edi Rama në një konferencë për qytetarët prezantoi planin ekonomik për përballimin e situatës së koronavirusit. Kreu i qeverisë u shpreh se plani ishte menduar në detaje për një afat të pacaktuar, pasi nuk dihet sesa do të zgjasë dhe pandemia e covid-19.
Rama u shpreh se plani i hartuar ishte për mbijetesë dhe se kishte përgjysmuar pagat e deputetëve të Kuvendit dhe të anëtarve të Këshillit të Ministrave. Teksa nuk i kurseu kunjat sërish ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, numri një i maxhorancës, vlerësoi ndihmën e marrë nga presidenti Ilir Meta.
“Jo! Me të dalë ku të dalë, nuk dalim dot nga shtëpia dhe të biem në një gropë. Plani që do zbatojmë, nuk është ecje qorrazi. Plani ynë është një plan për më të dobëtit dhe ata që nuk rezistojnë gjatë. Ato përrallat me amerikën dhe gjermaninë, nuk janë ato që tregohen. Amerika dhe Gjermania i kanë ekonomikë me dhjamë dhe bëjnë si bëjnë. Shqipëria me dhjamë ka vetëm trutë e atyre që duan të qeverisin dhe që nuk dinë as tabelën e shumëzimit. Me mund do financojmë mbijetesën në luftë. Atyre që nuk shkojnë dot në punë, atyre që pa biznesin e vogël nuk mbijetojmë sot. Nëse lufta do të zgjasë, ata me halle reale nuk do t’i lënë vetëm. Të dytët nuk duhet të ankohen por të bëjnë luftën e tyre. Unë në fakt doja që në planin A të hiqnim diçka nga vetja. Por më bindën se ku mund të ishte si mesazh i gabuar. Nuk do prekim asnjë pagë tjetër përveç deputetëve dhe anëtarëve të këshillit të ministrave. Nuk e prekim as pagën e presidentit, i cili po bën sa mund për të ndihmuar,”-tha kryeministri në fjalën e tij.
Rama ka shpallur sot planin ekonomiktë qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentin nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.
(K.M. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se qeveria ka gati disa plane për përballimin e situatës së COVID-19. Kreu i qeverisë tha se nëse virusi nuk lar...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një konferencë live për qytetarët, paralajmëroi se të gjithë të ardhurat e shtetit do të binin në pikiadë. Kështu që kreu ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një mësazh i është drejtuar sot qytetarëve ku u ka kërkuar mirëkuptim për situatën e krijuar. Rama ka thënë se i do të gji...
Politike19 Mars 2020, 18:06
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin financiar për përballimin e pasojave të covid – 19, në një kohë kur vendi është tërësisht i izoluar. Në ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot planin ekonomik A, për përballimin e situatës së COVID-19. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se në këtë...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili është dhe mjek ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, i cili hedh dyshime se në Shkodër...
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe sot ka vijuar punën duke komunikuar me autoritete në vende të ndryshme në Shengen, që të mios penaliz...
Politike19 Mars 2020, 14:44
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sot për përhapjen e COVID-19 në Shqipëri dhe për masat e marra nga qeveria për ngadalësimin e këtij...
Politike19 Mars 2020, 14:36
TIRANË- Drejtuesja e “Open”, Eni Vasili ka shpjeguar incidentin që ndodhi dje në emision, ku një sms i dërguar nga telefoni i kryetarit të Partisë Demokrat...
TIRANË- Ish-depuetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka publikuar sot një video të një pensionisteje, e cila ka dalë në rrguë e kërkon të marrë pens...