Politike

“Sikur duan ta përhapin me qëllim këta legena”, Bardh Spahia publikon mesazhin e qytetarit: Spitali i Shkodrës nuk ka ta

19 Mars 2020, 16:43 Nga DOSJA
“Sikur duan ta përhapin me qëllim këta legena”, Bardh

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili është dhe mjek ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, i cili hedh dyshime se në Shkodër nuk ka tamponë. Spahia shkruan se në spitalin e Shkodrës nuk ka tamponë dhe të ardhurve nga zonat e kuqe nuk bëjnë dot analizat e COVID-19. Ish-deputeti më tej kërkon shpjegime nga qeveria nëse ka vërtetë mungesë tamponësh apo është një papërgjegjshmëri dhe qytetarëve nuk u bëhen analizat.

A KA MUNGESE TAMPONASH APO THJESHTE PAPERGJEGJSHMERI? Shqetësimi kryesor i mjekëve në këtë periudhë është mungesa e tamponëve dhe mjeteve për të bërë analizat e COVID-19. Në Shkodër, personeli shëndetësor denoncon se ka raste të dyshuara për qytetarë të ardhur nga Italia dhe nuk ka tamponë për analiza!

Po bëhen dy javë që mjekët, qytetarët dhe opozita po e ngremë këtë shqetësim, por Ministrja e Shëndetësisë, hesht pa dhënë asnjë përgjigje. Që prej të premtes po bëhen shumë pak analiza. Edhe sot janë bërë vetëm 32 teste, ndërkohë që numri i personave të infektuar është në rritje të vazhdueshme.  Si dreqin mund të jetë papërgjegjshmëria deri në këtë masë? Si mund të mos merren masa por të heshtet e të sulmohet kushdo që denoncon këtë situatë? Heshtja dhe fshehja e kësaj situate është kriminale! Nuk mund të luhet kështu me jetët e njerëzve!”, shkruan Spahia teksa publikon mesazhin e qytetarit

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 tamponet per covid-19 bardh spahia koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 tamponet per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2020, 14:44

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sot për përhapjen e COVID-19 në Shqipëri dhe për masat e marra nga qeveria për ngadalësimin e këtij...

Politike 19 Mars 2020, 14:36

TIRANË- Drejtuesja e “Open”, Eni Vasili ka shpjeguar incidentin që ndodhi dje në emision, ku një sms i dërguar nga telefoni i kryetarit të Partisë Demokrat...