Politike

Rama: 2.5 mld lekë për shëndetësinë. 10 mld lekë për kompanitë për pagat. 65 mln dollarë për kategoritë në nevojë.

19 Mars 2020, 18:28 Nga DOSJA
Rama: 2.5 mld lekë për shëndetësinë. 10 mld lekë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot planin për përballimin e situatës së COVID-19. Rama tha se ky është plani A, ku do të ketë shtim fondesh për shëndetësinë, 10 miliiardë për kompanitë që nuk paguajnë dot pagat e punonjësve, po ashtu përfshihen dhe falja e kamatvonesave për debitorët e OSHEE-së.  

PJESË NGA DEKLARATA

-25 milionë dollarë për luftën në vijën e zjarrit, që i vihet në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë;

-100 milionë dollarë, garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi objektive për pagat;

-65 milionë dollarë për nevojat më imediate për shtresat në nevojë, për biznesin e vogël;

-20 milionë dollarë për Ministrinë e Mbrojtjes për përballimin e emergjencës

-10 milionë dollarë si fond rezervë për çdo urgjencë;

-Do fshihen përgjithmonë kamatëvonesat për klientët e bizneset, me efekt 150 milionë dollarë, ku përfitojnë 220 mijë abonentë;

-Do riskedulojmë tatimfitimin në 6-mujorin e dytë për të gjithë biznesin e vogël me xhiro nga 2 në 14 milionë lekë.

-Shtyhet dorëzimi i bilanceve deri më 1 qershor të këtij viti. Shtyrja e bilanceve do të përfshihet nesër si pjesë e aktit normativ të ndryshimeve të buxhetit.

Të dashurit e mi, ndjesë, ju kam lodhur këto ditë e do ju lodh ende më shumë, por unë nuk jam kryeministri për ditët me diell, por jam i pari mës të barabartëve. Të gjithë jemi të kërcënuar njësoj. E gjithë Shqipëria është njësoj e kërcënuar. Por nëse në shumë shtëpi ka zahirje për dimër, në shtëpinë tonë ka vetëm bollk të zemrës sonë bujare. Sot ështëkoha për të kyrsyer çka mundemi.

Rama ka shpallur sot planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentin nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2020, 18:06

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin financiar për përballimin e pasojave të covid – 19, në një kohë kur vendi është tërësisht i izoluar. Në ...

Politike 19 Mars 2020, 14:44

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sot për përhapjen e COVID-19 në Shqipëri dhe për masat e marra nga qeveria për ngadalësimin e këtij...

Politike 19 Mars 2020, 14:36

TIRANË- Drejtuesja e “Open”, Eni Vasili ka shpjeguar incidentin që ndodhi dje në emision, ku një sms i dërguar nga telefoni i kryetarit të Partisë Demokrat...