Politike

Rama u drejtohet qytetarëve: Ju dua si të ishit familja ime, vëllezër dhe motra më mirëkuptoni

19 Mars 2020, 18:13 Nga DOSJA
Rama u drejtohet qytetarëve: Ju dua si të ishit familja ime,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një mësazh i është drejtuar sot qytetarëve ku u ka kërkuar mirëkuptim për situatën e krijuar. Rama ka thënë se i do të gjithë qytetarët si familjarët e tij, pasi Shqipëria sot është një familje e madhe me shumë dhoma.

“Ju dua shumë si njerëzit e shtëpisë sime, po mos më kërkoni që t’u mbaj iluzioni dhe t’u them se do dalim shpejt nga kjo situatë. Ndajeni mendjen kjo luftë nuk erdhi që të qëndroni në shtëpi dhe të hani e pini si në pushime, por kjo është një luftë. E di që nuk doni të dëgjoni këto që po ju them. E di që ju doni të dilni dhe jeni mërzitur nga të ndenjurit mbyllur brenda se dielli ua bën me sy. Territori i kësaj lufte nuk është toka, por trupi i njeriut.

Armiku na përdor ne si bazë ushtarake dhe  na sulmon ne e na marr të afërmit e më të dashurit tanë. Kjo luftë është e parë në historinë e njerëzimit dhe i bën të gjithë bashkë. Kjo do të thotë motra dhe vëllezër që sa do që të kërkoni nga unë, në këtë shtëpinë tonë të përbashkët në lagjen më të varfër në Evropë, por të gjithë duhet të ndërgjegjësohen dhe qeveria do bëjë sa të mundet“, u shpreh Rama. 

Rama ka shpallur sot planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentin nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2020, 18:06

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin financiar për përballimin e pasojave të covid – 19, në një kohë kur vendi është tërësisht i izoluar. Në ...

Politike 19 Mars 2020, 14:44

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sot për përhapjen e COVID-19 në Shqipëri dhe për masat e marra nga qeveria për ngadalësimin e këtij...

Politike 19 Mars 2020, 14:36

TIRANË- Drejtuesja e “Open”, Eni Vasili ka shpjeguar incidentin që ndodhi dje në emision, ku një sms i dërguar nga telefoni i kryetarit të Partisë Demokrat...