Politike

19 Mars 2020, 18:06 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin financiar për përballimin e pasojave të covid – 19, në një kohë kur vendi është tërësisht i izoluar. Në një lidhje live nga Facebook-u i tij, Rama fillimisht ka mbajtur një fjalim para shqiptarëve duke i kërkuar bashkëpunim për të kaluar përiudhën e vështirë që po kalon e gjithë bota dhe jo vetëm Shqipëria.

Fjalët e sheqerosura për rreziqet që na kanosen sor janë një tradhëti që nuk duhet të prisni nga unë. Shikoni çfarë po ndodh në vende shumë më të zhvilluara se ne. Shtete me fuqi u kapën të pa përgatitur nga agresioni i një virusi të panjohur. U gjetën pa shtretër, pa maska deri tek numra të pamjaftueshëm mjekësh. Për çudinë më të madhe të kësaj bote, si Shqipëria si Amerika gjendjen si një anije në det të hapur. Ata që kemi më afër duhet t’i mbajmë sa më larg. Kjo është e para luftë që kazerma është shtëpi. Kjo është një luftë ku si ushtria amerikane dhe ajo shqiptare kanë një forcë goditëse:0. Motra dhe vëllezër ndajeni mendjen se jemi vetëm. O luftojmë bashkë, ose biem në një humbnerë dhe s’do ketë kush të na varrosë e jo më të na qajë.”, tha Rama.

Rama ka shpallur sot planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentin nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2020, 14:44

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sot për përhapjen e COVID-19 në Shqipëri dhe për masat e marra nga qeveria për ngadalësimin e këtij...

Politike 19 Mars 2020, 14:36

TIRANË- Drejtuesja e “Open”, Eni Vasili ka shpjeguar incidentin që ndodhi dje në emision, ku një sms i dërguar nga telefoni i kryetarit të Partisë Demokrat...