Politike

Cakaj telefonon ministrin e Jashtëm të Gjermanisë: Roli juaj i pazëvendësueshëm në rrugëtimin e Shqipërisë në BE

19 Mars 2020, 19:25 Nga DOSJA
Cakaj telefonon ministrin e Jashtëm të Gjermanisë: Roli juaj i

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë, Michael Roth. “E falënderova për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë dhe qasjen shumë largpamëse për Ballkanin Perëndimor.”, u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook lidhur me bisedën e zhvilluar.

Më tej kreu i diplomacisë bën me dije se gjatë bisedës, me Ministrin Roth ka ndarë pikëpamje të njëjtë lidhur me progresin përmbajtësor të Shqipërisë dhe domosdoshmërinë e çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE një orë e më parë.

Cakaj shprehet se roli i Gjermanisë në mbështetjen e reformave të brendshme dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë është i pazëvendësueshëm. “Nuk ka asnjë alternativë tjetër veç punës së shtuar në drejtim të anëtarësimit në BE”, shkruan në fund Cakaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj integrimi i shqiperise ne be michael roth gent cakaj integrimi i shqiperise ne be michael roth

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2020, 18:06

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin financiar për përballimin e pasojave të covid – 19, në një kohë kur vendi është tërësisht i izoluar. Në ...