Bota

Sa mund të zgjasë sëmundja e koronavirusit?

19 Mars 2020, 17:37 Nga DOSJA
Sa mund të zgjasë sëmundja e koronavirusit?

TIRANË– Siç është përhapur Covid-19, po kështu kemi frikën tonë për sipërfaqet. Tani ka disa skena të njohura në vende publike në mbarë botën,  si hapja e dyerve me bërrylat e tyre, qytetarët  që studiojnë mirë trenat për të shmangur kapjen e një doreze, punëtorët e zyrës që pastrojnë tavolinat e tyre çdo mëngjes.

Ndërkohë në zonat më të goditura nga koronavirusi i ri, ekipet e punonjësve kanë spërkatur dhe dezinfektuar të  gjitha ambientet në plazhe, parqe dhe rrugë publike. Pastrimit në zyra, spitale, dyqane dhe restorante janë rritur ndjeshëm.

Ashtu si shumë viruse të tjera, përfshirë gripin, Covid-19 mund të përhapet në pika të vogla të lëshuara nga hunda dhe goja e një personi të infektuar ndërsa kollitet. Një kollë e vetme mund të prodhojë deri në 3,000 pikëza. Këto grimca mund të zbarkojnë tek njerëzit e tjerë, veshmbathje dhe sipërfaqe rreth tyre, por disa nga grimcat më të vogla mund të mbeten në ajër.

Mijëra njerëz as nuk e dinë se janë të infektuar nga virusi, pasi  ne nuk jemi të sigurt për këtë, por ky do të ishte një lajm shumë i mirë nëse është kështu, sepse do të shtonte nivelin e të ashtuquajturit imunitet i turmës në shoqëri.

Por nëse virusi nis të dëmtojë mushkëritë,  mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe pneumoni. Një në shtatë njerëz mund të ketë nevojë për trajtim në spital, dhe një në dy mund të kenë nevojë për kujdes kritik- me gjëra të tilla si ventilator dhe oksigjen.

Në Kinë, të gjithë ata që u sëmurën raportohet të kenë qëndruar në spital për rreth 3  javë.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 64 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi:  BBC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 koronavirusi ne bote covid-19 koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2020, 16:22

BARI– Shumë qytetarë nuk ndërgjegjësohen pavarësisht numrit të lartë të viktimave si shkak i koronavirusit. Ato  vijojnë të dalin sërish nga shtëpitë duke mos r...