Bota

Nuk erdhi në Shqipëri prej koronavirusit/ Maluma nuk e harron koncertin në Tiranë, e konfirmon vetë se do të rikthehet, ja

19 Mars 2020, 16:18 Nga DOSJA
Nuk erdhi në Shqipëri prej koronavirusit/ Maluma nuk e harron

TIRANË- Këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma pritej që të mbante për herë të parë koncert në Shqipëri, më datë 14 mars.

Por pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, qeveria vendosi anulimin e çdo aktiviteti që grumbullonte njerëzit, rrjedhimisht edhe koncertin e Malumës.

Mirëpo pritja ka marrë fund, pasi vetë Maluma ka konfirmuar datat e reja të turneut të tij, duke mos anuluar edhe koncertin që do të mbante në Tiranë. Data e re e koncertit është 6 shtator 2020 dhe do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”.

Megjithatë, data është provizore dhe më shpresën se gjendja e koronavirusit do të përmirsohet deri në shtator. Deri më tani COVID-19 është përhapur në të gjithë botën dhe numri i viktimave rritet nga dita në ditë. Në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë.

Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shqiperi maluma plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi maluma plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll