Bota

Bilanc i frikshëm, shkon në 3405  numri i viktimave në Itali nga koronavirusi, mes tyre edhe 5 mjekë

19 Mars 2020, 17:20 Nga DOSJA
Bilanc i frikshëm, shkon në 3405  numri i viktimave në

ITALI– Ditën e sotme  numri i  viktimave në Itali ka shkuar në 3405 nga COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit  kanë humbur jetën 427 persona mes tyre edhe  5 mjekë të tjerë.

Ndërsa sipas mediave fqinje  mësohet se edhe  numri i të infektuarëve është  rritur sot ndjeshëm, duke e çuar në 41.035 numrin total të rasteve të reja.

Ndërkohë ekspertët kanë  paralajmëruar se nëse deri të dielën nuk ulen shifrat e të infektuarve nga Covid-19, qeveria duhet që të marrë  masat më të ashpra sigurie për të bllokuar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 64 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi:Corriere.it 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2020, 16:22

BARI– Shumë qytetarë nuk ndërgjegjësohen pavarësisht numrit të lartë të viktimave si shkak i koronavirusit. Ato  vijojnë të dalin sërish nga shtëpitë duke mos r...