Bota

Agim Veliu sulmon Albin Kurtin: Është kryeministër në ikje, ka tradhtuar Kosovën

19 Mars 2020, 17:32 Nga DOSJA
Agim Veliu sulmon Albin Kurtin: Është kryeministër në ikje,

KOSOVË- Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka sulmuar Kryeministrin Albin Kurti duke e quajtur në ikje dhe quan tradhtar. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veliu ka thënë se Kurti ka tradhtuar dhe po tradhton Kosovën dhe ka sabotuar e po saboton Kosovën dhe qytetarët e saj, derisa ka thënë se ai dhe LDK-ja nuk kanë tradhtuar as kur i kanë gjuajtur për t’i vrarë.

Sipas Veliut, me shkarkimin e tij Kurti provokoi prishjen e koalicionit me LDK-në për shkak se prishi raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën perëndimore.

Albin Kurti, kryeministri në largim i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes anti-kosovare dhe anti-amerikane, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të fshehur, sipas zakonit ideologjik, arsyen e vërtetë të largimit të tij nga qeverisja e Kosovës, ka hedhur akuza ndaj meje. Tradhtia dhe sabotimi që ai përdori duke u munduar ta arsyetoj veprimin e tij prej struci e frikacaku, janë atribute që i takojnë atij. As unë dhe as LDK-ja, por Albin Kurti ka tradhtuar dhe po tradhton Kosovën dhe ka sabotuar e po saboton Kosovën dhe qytetarët e saj. Unë, Agim Veliu dhe LDK-ja nuk kemi tradhtuar e as nuk tradhtojmë asnjëherë. As nuk kemi sabotuar e nuk e sabotojmë asnjëherë Kosovën. As kur na kanë gjuajtur për të na vrarë e as kur na kanë vrarë. Pse kemi menduar dhe kemi thënë atë që mendojmë.

Sepse, edhe atëherë, edhe sot, jemi të bindur se kemi thënë e kemi bërë atë që ka qenë dhe është e vërteta. E vërteta, ka qenë dhe është. Kosova është e lirë dhe e pavarur, për arsye të vullnetit e sakrificës së qytetarëve të saj dhe për shkak të partneritetit të saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj euro-atlantik. Albin Kurti dhe oborri ideologjik i tij e dinë. Por, duhet ta dinë edhe qytetarët e Kosovës. Që Albin Kurti provokoi prishjen e koalicionit me LDK-në për shkak se prishi raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën perëndimore. Këtë e bëri sepse e kishte paralajmërimin e qartë të LDK-së se nuk do ta lejonte prishjen e raporteve të Kosovës me Shtetete e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët natyrorë të saj. Dhe e kishte ditën e premte, si afatin e fundit për të reflektuar në këtë drejtim. Për ta hequr, menjëherë dhe pa kushte tarifën. Për tia hequr Amerikës barrën ndërkombëtare që shteti i sponsoruar prej saj nuk është i denjë për respektimin e rregullave të ekonomisë e demokracisë perëndimore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim veliu albin kurti agim veliu albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2020, 16:22

BARI– Shumë qytetarë nuk ndërgjegjësohen pavarësisht numrit të lartë të viktimave si shkak i koronavirusit. Ato  vijojnë të dalin sërish nga shtëpitë duke mos r...