Bota

Lajm i mirë nga Kosova/ Kryhen 16 teste, sot asnjë i konfirmuar me koronavirus

19 Mars 2020, 17:07 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Kosova/ Kryhen 16 teste, sot asnjë i konfirmuar me

KOSOVË– Ditën e sotme nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Pra sipas autoriteteve vendase nga  16 mostra që janë testuar të  gjitha kanë rezultuar negative. Një shenjë e mirë kjo për Kosovën ku numri nuk është  rritur e fatmirësisht  nuk  është shënuar asnjë viktimë.

Lajmi është bërë me dije nga IKShP-së , ku ndër të tjera ka bërë një përmbledhje që nga data 8 shkurt e deri më 19 mars, ku janë testuar gjithsej 335 mostra të dyshuara për koronavirus, dhe prej tyre 20 kanë dalë pozitive.

“Sot me 19.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 16 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha janë negative. Nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 335 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive.”-thuhet në njoftim.

Gjtiashtu  IKShP ka njoftuar se në qendrën e thirrjeve janë pranuar deri më tani 2 mijë e 597 thirrje, ku  vetëm në 24 orët e fundit, janë pranuar 533 thirrje.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2020, 16:22

BARI– Shumë qytetarë nuk ndërgjegjësohen pavarësisht numrit të lartë të viktimave si shkak i koronavirusit. Ato  vijojnë të dalin sërish nga shtëpitë duke mos r...