Bota

Koronavirusi nuk kursen as fëmijët/ Konfirmohen 6 raste të reja në Maqedoni, mes tyre dhe një vajzë 4- vjeçe, u infektua

19 Mars 2020, 16:46 Nga DOSJA
Koronavirusi nuk kursen as fëmijët/ Konfirmohen 6 raste të reja

MAQEDONI-Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur shifrat e fundit të të prekurve nga koronavirusi. Sipas tij deri në orën 16:00 janë diagnostikuar edhe 6 pacientë të rinj me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 48.

Bëhet me dije se në mesin e tyre është edhe një vajzë 4-vjeçare nga komuna e Shtipit, e cila ishte infektuar në Angli në një kopësht fëmijësh. Familja e saj u kthye nga Anglia më 14 mars dhe që prej asaj ditë janë izoluar.

Megjithatë edhe pse kanë më shumë se 5 ditë që janë kthyer, e mitura kishte filluar që t’i jepte shenjat e para ditën e djeshme.

Ndërsa 3 raste të tjera të koronavirusit janë regjistruar në Dibër, një në Shkup dhe një tjetër në Gostivar. Aktualisht, 35 persona janë duke u testuar, dhe rezultatet e testeve të tyre do të shpallen në orët në vijim.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2020, 16:22

BARI– Shumë qytetarë nuk ndërgjegjësohen pavarësisht numrit të lartë të viktimave si shkak i koronavirusit. Ato  vijojnë të dalin sërish nga shtëpitë duke mos r...