Bota

Pasojat e izolimit nga koronavirusi, flet eksperti: Bëhemi të pafuqishëm, po jetojmë 2 kriza

19 Mars 2020, 16:35 Nga DOSJA
Pasojat e izolimit nga koronavirusi, flet eksperti: Bëhemi të

TIRANË– Është  thënë se lufta për të riparuar dëmet e shkaktuara nga ajo krizë e dytë do të jetë shumë më e madhe dhe shumë më e zgjatur se beteja aktuale kundër COVID-19, një sëmundje që ka marrë disa mijëra jetë njerëzish dhe do të vrasë akoma më shumë.

Eksperti Alexander Görlach ka thënë se koronavirusi ka hapur shumë çështje dhe ka ngritur shumë pyetje jo vetëm për shëndetin e njeriut dhe krizën ekonomike, por edhe për bashkëjetesën mes njerëzve.

“Momentalisht jemi duke jetuar dy kriza, pandeminë e Coronavirusit dhe krizën ekonomike e financiare, si pasojë e kësaj pandemie. Kriza e dytë do të zgjatë më shumë dhe do të jetë më masive, sesa pasojat e drejtpërdrejta të COVID-19, e cila deri tani ka rezultuar me disa mijëra të vdekur në mbarë botën. Nuk ka ndonjë kuptim serioz të krahasosh krizat, në veçanti ato që rezultojnë me humbjen e jetës së njerëzve. Por këto kriza janë të ndërlidhura dhe kanë shkaqe dhe pasoja të ngjashme. Ndaj secili prej nesh duhet ta ketë të qartë se sa të ndërlidhur janë sot të gjithë njerëzit mes vete.”-kanë thënë ekspertët.

Pandemitë nuk njohin kufij gjeografikë ose ngjyrat e lëkurës, as nuk i dallojnë njerëzit sipas fesë, kulturës ose gjuhës.

Ata të cilët përdorin gjuhë raciste dhe thonë se kriza ka ardhur nga Kina apo Italia, Irani apo Koreja e Jugut, duhet të kenë shumë kujdes. Këto vende dallojnë shumë mes vete. Përvojat nga kjo sëmundje dhe ky virus janë të veçanta, por japin edhe mësime. Ne jemi të ndërlidhur kaq shumë mes vete, në kohën e globalizimit, sa që të gjitha rrjetet duhet të bashkëveprojnë.

Kjo krijon një krizë të tretë, një që lidhet ngushtë me dy të parat: sfida e “distancimit shoqëror”, një tërheqje e përshkruar nga mbyllja e hapësirave publike dhe nevoja për të shmangur kontaktin me të tjerët për të ngadalësuar përhapjen e virusit . Për ata në Perëndim, është hera e parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore u është dashur të sakrifikojnë lirinë e lëvizjes.

Njerëzit janë të mbyllur brenda katër mureve në shtëpi  ose janë në karantinë në një mjedis të panjohur. Përtej lagjes ose qytetit të tij, shteteve, vendeve, madje edhe kontinentet e tëra janë shkëputur nga njëra-tjetra. Bashkimi Evropian ka mbyllur kufijtë e jashtëm, vendet kanë mbyllur kufijtë brenda BE. Udhëtimet janë ndaluar, ndonëse kjo ka qenë një prej vlerave më të mëdha të BE. E gjitha kjo ndodhi brenda pak ditësh.

Kjo mund ta bëjë njeriun të pafuqishëm. Dhe këshillat me kuptim të mirë në lidhje me përdorimin e izolimit. Duhet të ruajmë shëndetin mendor për kohën pas izolimit dhe për bashkëveprim pas kohës së COVID-19. Tani jemi të gjithë në ekzil të brendshëm në shtëpi dhe duhet të gjejmë forcë tek njëri-tjetri. Ashtu si italianët që dalin në ballkone dhe këndojnë për të gjetur forcë.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: dtnext.in 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexander görlach koronavirusi ne bote alexander görlach koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2020, 16:22

BARI– Shumë qytetarë nuk ndërgjegjësohen pavarësisht numrit të lartë të viktimave si shkak i koronavirusit. Ato  vijojnë të dalin sërish nga shtëpitë duke mos r...