Bota

19 Mars 2020, 16:22 Nga DOSJA

BARI– Shumë qytetarë nuk ndërgjegjësohen pavarësisht numrit të lartë të viktimave si shkak i koronavirusit. Ato  vijojnë të dalin sërish nga shtëpitë duke mos respektuar masat e forta që janë marrë nga qeveria.

Për këtë shkak i stresuar nga ky fakt kryetari i bashkisë së Barit në Itali, Antonio Decaro, ka dalë në rrugët e qytetit dhe i ka urdhëruar qytetarët të shkojnë në shtëpitë e tyre.

“Duhet të shkosh në shtëpi. Shkoni luani playstation në shtëpi, nuk mund të luani tenis rrugëve. Unë jam kryetari i qytetit dhe ju duhet të shkoni në shtëpi.  Pas meje po vjen policia. Unë do ta zbatoj dekretin. Nuk është një shfaqje, është një emergjencë kombëtare. E kuptoni që imazhet që vijnë nga Milano nuk janë një telefilm, e kuptoni apo jo.  Do më sëmurni edhe mua nga zemra.”- u ka thënë ai qytetarëve.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 64 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: chenews.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio decaro koronavirusi ne itali antonio decaro koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll