Bota

Shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

19 Mars 2020, 16:52 Nga DOSJA
Shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

GREQI– Në shtetin grek numri i  viktimave ka shkuar në 6, ku sipas mediave vendase  është mësuar se personi i 6-të i vdekur nga koronavirusi është  një 70-vjeçar nga Kastoria.

Ndërkohë kujtojmë se 70 -vjeçari që ka vdekur ditën e sotme nga  COVID-19 është i viktima e tretë që është regjistruar në  këtë qytetet.

70-vjeçari ishte mbartës edhe i disa sëmundjeve të tjera, ndërkohë me infektimin nga koronavirusi ai nuk ka arritur  të mbijetojë.

Aktualisht në Greqi në total janë  6 persona, ndërsa 418 persona të tjerë të infektuar.

Dyzet e gjashtë janë rastet e reja të konfirmuara të koronavirusit në vend dhe 464 në total, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras.

Siç tha Z. Tsiodras, mosha mesatare e pacientëve është 68 vjeç, ndërsa mesatarja e atyre që janë në kujdes intensiv është 69 vjeç. Shumica e rasteve janë në Athinë.

Vdekshmëria në popullatën e përgjithshme është nën 1%, dhe deri në dhjetë herë më e lartë tek ata që kanë qenë bartës të një sëmundje. Sidoqoftë, siç theksoi z. Tsiodras, në të gjithë botën vlerësohet se janë regjistruar rreth 15% të rasteve reale.

 

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: kathimerini.gr

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2020, 16:22

BARI– Shumë qytetarë nuk ndërgjegjësohen pavarësisht numrit të lartë të viktimave si shkak i koronavirusit. Ato  vijojnë të dalin sërish nga shtëpitë duke mos r...