Bota

Princi Albert II i Monakos rezulton pozitiv në testin për COVID-19

19 Mars 2020, 16:06 Nga DOSJA
Princi Albert II i Monakos rezulton pozitiv në testin për COVID-19

MONAKO- Princi Albert II i Monakos ka rezultuar pozitiv, pas testit për koronavirus.

Lajmi  është  bërë me dije nga Pallati mbretëor i Monakos përmes një deklarate, ku thuhet se Princi Albert II ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.

Ndërsa kanë njoftuarse aktulaisht gjendja e  tij shëndetësore është e mirë, dhe ka pak shqetësim.  Ndërkohë ende nuk është bërë me dije sesi u infektua Princi dhe nga kush u përhap virusi vdekjeprurës.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: TIME 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota albert ii monako princi albert ii albert ii monako princi albert ii

Sondazh

Poll