Bota

Italia në kolaps nga COVID-19, Presidentja e Shoqatës së Spitaleve jep alarmin: Nuk ka më ilaçe

19 Mars 2020, 15:57 Nga DOSJA
Italia në kolaps nga COVID-19, Presidentja e Shoqatës së

ITALIA- Sistemi shëndetësor italian është në kolaps, pasi koronavirusi është përhapur në masë dhe nuk ka ma as shtretër për të sëmurë, por as vende në varreza për ata që humbin jetën. Ditën e djeshme u shënua numri më i madh  i vdekje në një ditë nga COVID-19, ku 475 persona humbën jetën si pasojë e virusit.

Por krahas viktimave që po shtohen dita ditës, Italia tashmë po përballet me një problem akoma më të madhe. Në një reagim për mediat Presidentja e Shoqatës së Spitaleve në Itali, Simona Creazzola, ka thënë se ka mungesë barnash dhe spitalet nuk po furnizohen siç duhet.

TgCom shkruan se bëhet fjalë për rënien e sasisë së ilaçeve që ndihmojnë në lehtësimin e pasojave të koronavirusit, të cilat mungojnë në Lombardo dhe Veneto, por dhe në jug spitalet kanë nisur të shfaqin probleme.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota italia ne kolaps italia pa ilace koronavirusi ne itali italia ne kolaps italia pa ilace koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll