Bota

Frika nga koronavirusi prek edhe ‘VIP-at’/ Justin Bieber merr bashkëshorten dhe “arratiset” për në Kanada, do qëndro

19 Mars 2020, 15:59 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi prek edhe ‘VIP-at’/ Justin Bieber merr

KANADA– Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey Balwin, janë transferuar në Kanada për t’u izoluar për shkak të koronavirusit. Këtë e ka konfirmuar vetë çifti, të cilët kanë postuar foto në rrjetet sociale ku edhe duken mjaft të lumtur.

Në një foto të cilën e ka postuar këngëtari, Justin shkruan se bashkëshorten e ka shoqëruese të karantinës.

Të dy arritën që të ‘arratiseshin’ nga Los Angeles me një avion privat, përpara se të mbylleshin kufijtë, si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19. Sipas një burimi pranë çiftit, ata janë izoluar në Ontario, një vilë të ndërtuar në mes të natyrës.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: hollywoodlife

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll