Bota

E frikshme/ Një person vdes çdo dhjetë minuta nga koronavirusi në Iran, 50 të infektuar regjistrohen çdo orë

19 Mars 2020, 15:46 Nga DOSJA
E frikshme/ Një person vdes çdo dhjetë minuta nga koronavirusi

IRAN– Irani është vendi i tretë në botë më i prekur nga koronavirusi, ku bilanci i viktimave po rritet gjithmonë e më tepër.

Në mediat e huaja është mësuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Teheranit, Kianoush Jahanpour, ka njoftuar se numri vikitmave poshtohet jashtëkonisht shumë.

Ku sipas tij një person vdes çdo dhjetë minuta nga koronavirusi, ndërsa pesëdhjetë infeksione të reja shtohet çdo orë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka bërë një apel për të qytetarët iranian që të zbatojnë rregullat dhe çdo festë ta xhvillojnë në shtëpi e jo të dalin në restorante.

Në rang kombëtar Irani numëron 1.284 nga koronavirusi, ndërsa rreth  18,407 persona të tjerë janë të sëmurë.

 

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: thehill.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne iran koronavirusi ne iran

Sondazh

Poll