Bota

Italia e “mposhtur” nga COVID-19, Guvernatori i Lombardisë: Unë kërkoj nga Conte rregulla më të rrepta

19 Mars 2020, 15:12 Nga DOSJA
Italia e “mposhtur” nga COVID-19, Guvernatori i Lombardisë:

LOMBARDI– Lombardia është një ndër rajonet më të prekura nga koronavirusi në Itali, ndërsa u infektuar edhe vet guvernatori i këtij rajoni  Atilio Fontana.

Së fundmi përmes një deklarate ai ka folur për gjendjen tragjike që po  përjetohet duke u kërkuar qytetarëve më shumë ndërgjegjësim si edhe masa më të rrepta nga qeveria.

“Për fat të keq, numri i personave të infektuar nuk po ulet. Shifrat vazhdojnë të jenë të larta dhe pas pak nuk do të dimë t’i japim një përgjigje atyre që do sëmuren, Miqtë e mi, po ju kërkojmë një sakrificë për të shpëtuar jetë njerëzish. Ndoshta nuk e keni kuptuar akoma, por çdo dalje nga shtëpia është një rrezik për ju e një rrezik për të tjerët. Tani për tani po jua kërkojmë këtë gjë, por nëse do vazhdoni të mos i respektoni do t’i kërkojmë qeverisë të marrin masa më të rrepta’‘, tha ai.

Ndër të tjera guvernatori i Lombardisë ka apeluar dhe për punësimin e mjekëve dhe infermierëve pasi numri i lartë i pacientëve në spitale dhe numri i lartë i operatorëve sanitarë të sëmurë ka krijuar vështirësi në sistemin shëndetsor.

“Kemi nevojë për personel të kualifikuar. Është një moment nevoje dhe kush ka kryer këtë profesion më parë e janë në pension  gjatë dy viteve të fundit, duhet ta ndjejnë si mision të kthehen në punë, Kjo kërkesë u bëhet dhe të gjithë mjekëve dhe infermirëve që punojnë në sektorin privat. Ju kërkoj të na ndihmoni e të viheni në dizpozicion.“- ka thënë Atilio Fontana.

 

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: isole24ore

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota atilio fontana koronavirusi ne itali atilio fontana koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll