Bota

COVID-19/ Bill Gates: Mënyra e vetme për të zhdukur koronavirusin për 10 javë është izolimi

19 Mars 2020, 14:50 Nga DOSJA
COVID-19/ Bill Gates: Mënyra e vetme për të zhdukur koronavirusin

SHBA– Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates i cili disa ditë më parë u tërhoq nga bordi i Microsoft për t’i kushtuar më shumë kohë filantropisë, ka deklaruar së fundmi se pandemia Covid-19 mund të zgjasë deri në 10 javë, nese procesi i kurimit vijon  mirë dhe punohet saktë sipas protokolleve.

“Nëse një vend bën një punë të mirë me testimin dhe marrjen e masave për kurimin, atëherë brenda 6-10 javësh do të vëmë re dita ditës një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve’.-ka thënë ai.

Ndër të tjera, Gates ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë sa më gjatë të izoluar, sepse kjo është e vetmja mënyrë që ndihmon për t’ju kthyer sa më shpejt normalitetin.

“Unë shqetësohem për të gjithë dëmin ekonomik që do të shkaktojë ky virus, sidomos në vendet në zhvillim të cilët nuk mund ta kryejnë si duhet distancimin shoqëror, ashtu sikurse mund ta bëjnë vendet e zhvilluara, duke marrë parasysh këtu dhe problemin lidhur me aftësinë spitalore e të cilëve është shumë më e ulët.Duhet të qëndrojmë të qetë edhe pse kjo është një situatë e jashtëzakonshme.Edhe pse po punohet intensivisht, ende nuk mund të themi një datë fikse se kur do të kemi një vaksinë funksionale lidhur me këtë virus.”- ka thënë Bill Gates.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 64 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: thehindubusinessline

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill gates koronavirusi ne bote bill gates koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll