Bota

“Katastrofike për Rajonin”, Abazi publikon qëndrimin e europarlamentares për përplasjet në Kosovë

19 Mars 2020, 14:30 Nga DOSJA

KOSOVË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka publikuar reagimin e europarlamentares gjermane dhe Raportuese për Kosovën pranë Parlamentit Evropian, znj. Viola von Cramon për atë që po ndodh aktualisht në politikën e Kosovës. Në një status në Facebook, Abazi shkruan se mocioni i mosbesimit për qeverinë nga ana e LDK-së tregon se ky është një lloj grushti-shteti dhe do të sjellë katastrofë në të gjithë rajonin.

“Europarlamentarja gjermane, Raportuese për Kosovën pranë Parlamentit Evropian, znj. Viola von Cramon, e ka cilësuar sot atë që po ndodh në Kosovë si në vijim: “Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin”. Më tej ajo ka shtuar: “Një lloj grusht shteti në stilin e Kosovës. Nuk është mirë kështu Hashim Thaçi,”- shkruan Abazi.

Ditën e djeshme Albin Kurti shkarkoi nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pasi sipas tij ky i fundit përhapi panik me deklaratën e tij se numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë po shtohet çdo orë. Kundër këtij vendimi të Kurtit doli edhe Mustafa, i cili propozoi një mocion mosbesimi për qeverinë. Ndërkohë ditën e sotme edhe ish-kryeministri Haradinaj ka përkrahur mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni boiken abazi mocioni i mosbesimit ndaj qeverise kurti viola von cramon boiken abazi mocioni i mosbesimit ndaj qeverise kurti viola von cramon

Sondazh

Poll