Bota

Greqia pritet të pezullojë të gjitha fluturimet e pasagjerëve si shkak i koronavirusit

19 Mars 2020, 14:20 Nga DOSJA
Greqia pritet të pezullojë të gjitha fluturimet e

GREQI– Kryeministri grek pritet të njoftojë pezullimin e të gjitha fluturimeve të pasagjerëve në Greqi pasdite e sotme, si pjesë e masave për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas mediave greke fluturimet do të ndërpriten nga mbrëmja e së dielës.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri pritet t’i referohet vendimit të ECB por gjithashtu të publikojë edhe një mesazh të ri të fortë për qytetarët në lidhje me zbatimin e rreptë të masave të bëra publike tashmë.

Masa e kryeministrit është e nevojshme pasi gjatë fundjavës me mbylljen e të gjitha punëve dhe bizneseve, qytetarët janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi për mos transmetimin dhe përhapjen e virusit. Ky tashmë është bërë një rregull thelbësor.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: kathimerini.gr

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid-19 koronavirusi në greqi covid-19 koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll