Bota

Fotoja që bën xhiron e rrjetit, i moshuri në Britani para rafteve bosh të supermarketit

19 Mars 2020, 14:45 Nga DOSJA
Fotoja që bën xhiron e rrjetit, i moshuri në Britani para rafteve

BRITANI– Me përhapjen e koronavirusit në mbarë botën në media qarkulluan shumë foto ku vihej re që njerëzit boshatisën supermarket nga blerjet masive si shkak i izolimit nga COVID-19.

Ndonëse kur ndodhi edhe në vendin tonë u pa si diçka “qesharake”  dhe jo serioze por një foto e një burri të moshuar në Britani po bën xhiron e botës.

Ai gjendet para rafteve bosh të supermarketeve ku nuk gjendet asgjë, asnjë produkt ushqimor.

Teksa është bërë virale në mediat sociale, kjo  foto ka prekur shumë njerëz. Ndërkohë sipas Lauren Taylor, 34 vjeçe në Surrey të Britanisë, personi që ka realizuar foton është bërë  me qëllimin që njerëzit të ndërgjegjësohen për të mos boshatisur kështu supermarketet në këto ditë të vështira.

Ajo është shprehur se populli do të heqë dorë nga kjo dëshirë për të marrë gjithçka dhe të gjithë të kujdesen më shumë për moshën e tretë, pasi këta të fundit janë më të rrezikuarit nga koronavirusi. Dhe duhet të jenë të rinjtë që të kujdesen për to e t’iu blejnë ushqime.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll