Bota

COVID-19/ Qeveria greke merr masa drastike, pezullon lejet e të burgosurve, mbi 12 mijë persona të izoluar

19 Mars 2020, 08:04 Nga DOSJA
COVID-19/ Qeveria greke merr masa drastike, pezullon lejet e të burgosurve,

Greqi- 5 viktima ka shkaktuar deri më tani COVID-19 në shtetin fqinj, Greqi, ndërkohë që  numri i personave të prekur po rritet nga dita në ditë. Masa për këtë situatë ka marrë edhe qeveria greke dhe së fundmi Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit ka pezulluar të gjitha lejet e të burgosurve. Tashmë në Greqi janë  12 500 të burgosur që mbeten të izoluar, ku mbi 2500 prej tyre janë shqiptarë. Po kështu nëpër burgje është shtuar nurmi i efektivëve, pasi pas këtij vendimi janë revoltuar të burgosurit.

COVID-19 është kthyer tashmë një problem shumë serioz në të gjithë botën.  Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 219,367 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Kina, aty ku u përhap për herë të parë koronavirusi është një nga shtetet më të prekura. Nurmi i viktimave ka shkuar në 3,245. Po kështu, një nga vendet më prekura  është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978persona. Në Shqipëri  gjithsej janë shënuar 59 raste.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 21:12

E thotë shkenca: Bakri vret koronavirusin

EGJIPT- Në Egjipt u quajt “ankh”, simboli për jetën e përjetshme. Këto civilizime të lashta i referoheshin bakrit, një material që kulturat në të gjithë globin ...